Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Anketim mbi marrëdhënien e punës me shëndetin dhe funksionimin e përgjithshëm (AL)

 

I/E dashur pjesëmarrës/e

 

Ne quhemi Eglantina Dervishi & Albana Canollari-Baze, jemi dy studiuese nga Universiteti i Tiranës dhe Schiller International University, Paris dhe duam t'ju ftojmë të merrni pjesë në një studim që synon të investigojë mendimet, emocionet dhe sjelljet e njerëzve që lidhen me punën e tyre. Projekti zhvillohet nga ekipi ndërkombëtar i udhëhequr nga Dr. Edyta Charzyńska nga Universiteti i Silesisë në Katovicë, Poloni dhe Dr. Pawel Atroszko nga Universiteti i Gdańsk, Poloni. Studimi është kryer në mbi 60 vende nga 6 kontinente dhe mbështetet nga Qendra Kombëtare e Shkencës në Poloni.

Ju mund të merrni pjesë në këtë studim nëse plotësoni kriteret e mëposhtme:
– jetoni në Shqipëri dhe jeni shtetas shqiptar,
– jeni një i rritur,
– punoni në një organizatë me të paktën 10 punonjës në total,
– keni punuar për punëdhënësin tuaj aktual të paktën për një vit,
– punoni me kohë të plotë.

Studimi zgjat rreth 15-20 minuta dhe është anonim.
Ju lutemi plotësoni pyetësorin me kujdes. Asnjë përgjigje nuk është e drejtë apo e gabuar. Ajo që është e rëndësishme për ne janë përgjigjet e sinqerta, duke pasqyruar atë që mendoni dhe ndjeni vërtet.

Si falënderim për pjesëmarrjen tuaj, pas plotësimit të pyetësorit, do të shihni rezultatet tuaja me një përshkrim të drejtpërdrejtë. Kjo do t'ju japë informacione të rëndësishme dhe të vlefshme psikologjike, të cilat mund t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten, sjelljet tuaja dhe veçanërisht funksionimin tuaj në punë. Në këtë mënyrë, mund t'ju ndihmojë të krijoni një pasqyrë më të mirë në pikat tuaja të forta dhe të dobëta.

                                                                     

Ju faleminderit,

Eglantina Dervishi & Albana Canollari-Baze
      

Kjo anketë është anonime.

The record of your survey responses does not contain any identifying information about you, unless a specific survey question explicitly asked for it.

If you used an identifying access code to access this survey, please rest assured that this code will not be stored together with your responses. It is managed in a separate database and will only be updated to indicate whether you did (or did not) complete this survey. There is no way of matching identification access codes with survey responses.